Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje

vendimmárrj/e: E drejta për të marrë vendim. Roli i shoqërisë civile në vijimësi është plotësuar nga kuadri ligjor për të rritur ndikimin në procesin vendimmarrës në sektorin e mjedisit. Kuadri ligjor në këtë pjesë plotësohet si me ligjin “Për të drejtën e informimit”( https://bit.ly/2SQfyXZ) apo në lidhje më procesin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis me VKM “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave e të procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore” https://goo.gl/5KpK5p .

Qendra mjedisore EDEN së bashku me 4 organizatat partnere zbatuese të projektit “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje” https://goo.gl/sCKiL8  kanë ndjekur në mënyrë intensive në 5 qyteve të Shqipërisë 20 dëgjesa me publikun gjatë periudhës mars 2017- shtator 2018 (7 dëgjesa për raportet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, 7 dëgjesa për leje mjedisore dhe 6 dëgjesa për Vlerësime Strategjik në Mjedis). Vlerësohet mbi të gjitha përpjektet për ti kushtuar rëndësi konsultës së publikut sipas kuadrit ligjor, por procesi ka mjaft mangësi si në mënyrën e njoftimit, në zhvillimin e dëgjesës dhe në përmbajtjen e vetë dëgjesës së zhvilluar. Në mënyrë që procesi të jetë sa më cilësor dhe të forcohet zbatimit i kuadrit ligjor përkatës, gjatë pjesëmarrjes në dëgjesa të organizatave janë vërejtur momente delikate për të cilat nevojitet një ndërhyrje e shpejtë është e nevojshme.

Mënyra e njoftimit: forma elektronike nuk mund të vlerësohet si një nga mënyrat kryesore të njoftimit, duhet të përdoren të gjitha mënyrat e tjera për të arritur publikun; faqet e Drejtorive Rajonale të Mjedisit (DRM)duhet të përmbajnë të gjithë informacionin e saktë për dëgjesën me publikun për vendin e saktë të zhvillimit të dëgjesës dhe dokumentacioni shoqërues për dëgjesën të shkarkohet nga faqia e DRM-së

Zhvillimi dhe cilësia e dëgjesës: Raportet e VNM-së duhet të rrisin cilësinë e përmbajtjes së tyre si në shkrim apo në cështjet që duhet të trajtohen në brendësi të raporrtit. Gjuha e përdour dhe në raportet jo teknike duhet të jetë edhe me e thjeshtë për tu kuptuar nga publiku. Për të lexuar drejtë një raport VNM-je vjen në ndihmë “Listë kontrolli për shqyrtimin e studimeve  të vlerësimit të ndikimit mjedisor” https://goo.gl/JyBZZi  e hartuar në kuadër të projekti CO-SEED.  Faqia e AKM-së duhet të bëjë transparent procesverbalet e mbajtura nga DRM-të dhe gjithashtu të bëjë transparente dhe argumentet për mos marrjen parasysh të komenteve të dërguara për raportet e konsultuara.

Këto janë disa nga çështjet delikate të ngritura të cilat i janë adresuar në datë 31/10/2018  Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me anë të një letre.
Për më shumë mund të lexoni: “Përmbledhje e rasteve të ndjekura në kuadër të zbatimit të projektit dhe letren drejtuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit” https://bit.ly/2QljwpR  dhe kronikën "Të heshturit e publikut" https://bit.ly/2SSe3bI .

 Projekti “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje” nëntor 2016- tetor 2018 është zbatuar në Shqipëri, nga Qendra mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) në Tiranë; Klubi Ekologjik Elbasan (KEE) në Elbasan; Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore (PMSM) në Berat; Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër (AIC) në Shkodër; Qendra për Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) në Vlorë. Projekti është mundësuar nga projekti “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED) http://co-seed.eu/  me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga INCA http://www.inca-al.org/sq/ .