SHEMBUJT E PRAKTIKAVE MË TË MIRA: Planit “Hapësirë për lumenjtë”, Holanda

Për të ilustruar se si pjesëmarrja e publikut mund të përmirësojë vendimmarrjen mjedisore, ekipi CO-SEED mblodhi studime të rasteve nga e gjithë bota. Rasti studimor më poshtë është pjesë e serisë sonë të shembujve që do të ndajmë me ju në vazhdim:

Pjesëmarrja e efektshme publike përfshin disa takime, shkëmbime të strukturuara informacioni, dhe dialogë.   

Plani “Hapësirë për Lumenjtë” synon përcaktimin e masave të nevojshme për të mbrojtur Holandën prej përmbytjeve të lumit Rhine. Plani përfshinte përdorimin e një ndërthurjeje të qasjeve tradicionale (Ndërtimi i digave të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese) dhe masat për ruajtjen e ujit (thellimi i shtretërve të lumenjve, krijimi i pellgjeve ruajtëse, dhe zhvendosja e digave). U krye një VSM që planifikuesit dhe vendimmarrësit të gjenin kompromis ndërmjet sigurisë, përfitimeve mjedisore, dhe kostove.    

Pjesëmarrja e efektshme publike u mundësua gjatë fazës së parë të planifikimit, si dhe gjatë një faze të mëvonshme. Raundi i parë i pjesëmarrjes u përqendrua te informacioni që duhet të përmbajë VSM-ja (p.sh. cilat alternativa duheshin analizuar dhe cilat ndikime duheshin vlerësuar). Raundi i dytë i pjesëmarrjes u zhvillua pas përgatitjes së VSM-së dhe projektplanit, dhe u përqendrua te cilësia e VSM-së dhe propozimet në projektplan.  

Secili raund i pjesëmarrjes u organizua si vijon:

  • në 15 vendndodhje përgjatë lumit u organizuan takime të hapura për të gjithë;
  • pjesa e parë e secilit takim quhej “tregu i informimit”, ku qytetarët mund të bënin pyetje, të merrnin shpjegime, të ndanin informacione, etj.;
  • pjesa e dytë e takimit ishte “dëgjesa” formale, gjatë të cilës të gjithë mund të bënin komente formale, të regjistroheshin, dhe të merrnin përgjigje në VSM ose vendimin përfundimtar.

 Përpos kësaj, kishte pjesëmarrje të vazhdueshme gjatë gjithë përgatitjes së planit dhe VSM-së. Qeveritë, agjencitë, dhe OJQ-të më të prekura (p.sh. bujqësi, mjedis) u këshilluan vazhdimisht për të zhvilluar alternativa. Për ta arritur këtë gjë u formuan dy “grupe drejtuese”. Krijimi dhe përzgjedhja e masave zbutëse u kryen në mënyrë të përbashkët.