Procedurat e VNM - PRAKTIKAT E ZBATUARA

Nga bashkëpunimi me mediat gjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit është evidentuar se Media është e interesuar për procesin e VNM dhe VSM në Shqipëri, posaçërisht për ndikimet që projektet e ndryshme kanë në mjedis, si në natyrë, ashtu edhe në aspektin socio-ekonomik.

Mbështetur në shprehjen nga ana e tyre për angazhimin në rastet konkrete të paraqitura përmes gjetjeve dhe vëzhgimit të OSHC-ve që kanë marrë pjesë në konsultime të ndryshme publike ose në vëzhgimin e hapave të procesit të VNM që nga publikimi i studimit deri në procesin e vendimmarrjes në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit organizatat INCA, EDEN dhe Milieukontakt iu ofruan përfaqësuesve të mediave informacion rreth studimeve të kryera nga ana e tyre për vëzhgimin e procesit të VNM dhe i ftuan nw datw 19.11.2018 nw zonwn e Krujws, të shihnin në terren ndikimet e identifikuara në studimet e VNM dhe gjithashtu të ndiqnin procesin e monitorimit në masat zbutëse të propozuara në studimet e VNM gjatë zbatimit të projektit. Në këtë vizitë mediave iu prezantuan shembulli pozitiv ku procesi është realizuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe me zbatimin e kërkesave për rehabilitimin dhe zbutjen e ndikimeve negative në mjedis dhe shembulli negativ i moszbatimit të procesit të identifikimit korrekt të ndikimeve në mjedis të shoqëruara dhe me propozime jo korrekte të masave zbutëse për të minimizuar ndikimet negative të zbatimit të projektit në mjedis.

Zona e përzgjedhur si shembull negativ për këtë vizitë në terren të mediave është një zonë që është shpallur së fundmi me VKM  nr.468 dt.26.07.2018 “Per shpalljen e ekosistemit natyror Kraste –Verjon Peisazh i Mbrojtur” duke i dhënë më shumë vlera natyrës së saj e cila ka pasur një problematikë të vazhdueshme me aktivitetin e guroreve që janë lejuar të shfrytëzojnë gurët duke prishur pjesën e pyllit që kjo zonë ka pasuri dhe duke ndryshuar peizazhin që ajo ofron. Herë pas here janë bërë kontrolle për mënyrën e shfrytëzimit të kësaj zone, por investitori nuk ka respektuar kërkesat e dhëna në lejen mjedisore dhe për më tepër nuk janë respektuar masat zbutëse që janë propozuar për mënyrën e shfrytëzimit të inerteve të dhëna në studimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndikimet mjedisore që do të kishte projekti.

Zona e përzgjedhur si shembull pozitiv është ajo e Priskës, ku projekti i shfrytëzimit të inerteve ka zbatuar me korrektësi masat zbutëse rehabilituese të propozuara në studimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis duke u bazuar në specifikat e natyrës që ka zona dhe në përshtatjen e saj sa më afër kushteve natyrore të mëparshme.

Ky aktivitet do të shërbejë për një lidhje edhe më të ngushtë të mediave me organizatat e shoqëruesë civile për të prezantuar sa më shumë transparencë dhe informim për mënyrën e zbatimit të procedurave që kuadri ligjor i ka bashkëngjitur procesit të përgatitjes dhe zbatimit të studimeve të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe masave zbutëse që propozohen në këto studime për të minimizuar sa më shumë ndikimet negative në mjedis të projekteve të ndryshme në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në harmoni me përdorimin me cilësi të burimeve natyrore.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit të lehtësimit të Shoqërisë Civile dhe mediave të Bashkimit Evropian 2014-2015 – Mbështetje për rrjetet rajonale tematike të Organizatave të Shoqërisë Civile.