Plan i Hollësishëm Hapësinor për Linjën e Transmetimit të Energjisë, Mal i Zi

Për të ilustruar se si pjesëmarrja e publikut mund të përmirësojë vendimmarrjen mjedisore, ekipi CO-SEED mblodhi studime të rasteve nga e gjithë bota. Rasti studimor më poshtë është pjesë e serisë sonë të shembujve që do të ndajmë me ju në vazhdim:

Pjesëmarrja e efektshme publike sjell propozime zgjidhjesh më të ekuilibruara që kanë potencialin më të madh për performancë të qëndrueshme

Plani i Hollësishëm Hapësinor (PHH) do të përcaktonte një korridor infrastrukturor për një linjë të transmetimit të energjisë elektrike, e cila do të shtrihej në mbarë vendin, si dhe pika hyrëse dhe drejtime të mundshme për shtrirjen e një kablloje të transmetimit nënujor për ndërlidhjen me Italinë.  

Gjerësia e korridorit të propozuar ishte 1 kilometër. Për shkak të kushteve natyrore dhe kulturore mbizotëruese, ishte praktikisht e pashmangshme që gjurma e kabllos të mos kalonte përmes ose në afërsi të disa zonave të mbrojtura. Për këtë arsye kërkohej një VSM.   

Qeveria dhe zhvilluesit e PHH-së siguruan akses në informacion. Këtu përfshiheshin diskutime publike lidhur me prezantime të hollësishme të problemeve dhe alternativave. Takimet u mbajtën në bashkitë e prekura nga PHH-ja, dhe në Akademinë Malazeze të Shkencave dhe Arteve. Përpos kësaj, u mbajt një takim i veçantë lidhur me ndikimet e gjurmëve alternative te parqet kombëtare. Ky takim përfshinte ekspertë të biodiversitetit dhe autoritete të menaxhimit të parkut kombëtar si palë interesi kyçe. Një studim shtesë i biodiversitetit u autorizua për përgatitjen e PHH-së dhe VSM-së për trajtimin e mangësive të identifikuara të informacionit pasi mungesa e të dhënave rreth biodiversitetit u nënvizua veçanërisht gjatë takimeve publike.  

Diskutimet publike kontribuuan në: identifikimin e të gjitha pasurive të çmuara natyrore dhe kulturore, të cilat mund të prekeshin nga korridori (si rrjedhojë edhe nga linjat e transmetimit), marrjen parasysh të alternativave (dhe pranimin përfundimtar të gjurmëve dhe vendndodhjeve që kishin më pak dëm), dhe përcaktimin e masave zbutëse. Për shembull, një nga alternativat e marra parasysh për pikën hyrëse të kabllos nënujore u përjashtua sepse u identifikua si zonë e mundshme ujore e mbrojtur. Përveç kësaj, një nga alternativat për seksionin verior të linjës së transmetimit (mbi Lever Tara) u përjashtua për shkak të “Deklaratës për Mbrojtjen e Lumit Tara).