Programi i Granteve të CO-SEED

Në vitin 2016 CO-SEED hapi një thirrje për projekt propozime. Pas një proces konkurrues dhe transparent në të cilin çdo aplikant është vlerësuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar nga homologët e tyre në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi, CO-SEED u dha grante organizatave në secilin nga pesë vendet që marrin pjesë në projekt.

Qëllimi i Programit të Granteve të CO-SEED është ngritja e kapaciteteve, rritja e njohurive dhe forcimi i profilit teknik të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në dhënien e komenteve të shëndosha gjatë konsultimeve publike për Vlerësimet e Strategjike Mjedisore (VSM) dhe Vlerësimeve të Ndikimit në Mjedis (VNM). Për më tepër, qëllimi është për të forcuar kapacitetet lobuese të OSHC-ve, të cilat do tu mundësojnë atyre të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në diskutimet publike në lidhje me VNM dhe VSM dhe të kontribuojnë në arritjen e objektivave të projektit.

Përveç hartimit të aktiviteteve të tyre, OSHC-të përfituese gjithashtu do të marrin pjesë në dy trajnime teknike dhe dy ngjarje të rrjetit të organizuara në vendet pjesëmarrëse në kuadër të projektit. OShC-të përfituese do të formojnë një rrjet rajonal, së bashku me partnerët e projektit, dhe do të marrin pjesë aktive në aktivitetet kryesore të projektit. Përfituesit gjithashtu janë të inkurajuar për të ndjekur dhe për të marrë pjesë në konsultimet publike të VNM dhe VSM (ku janë të aplikueshme). Më poshtë është një informacion i shkurtër në lidhje me çdo CO-SEED  përfitues të grantit, sipas vendeve pjesëmarrëse.

SHQIPËRIA

Qendra EDEN - Emri i projektit: Pjesëmarrja e Shoqërisë në vendimmarrje!

Rezultatet kryesore të projektit: 1) Të rritet kuptimi dhe intersi i Aktorëve për dokumentet e VNM/VSM dhe pjesëmarrjen në konsultimet publike; 2) OShC-të angazhohen në konsultime publike të VNM / VSM dhe janë dorëzuar komentet e shkruara për të paktën një rast studimi për zbatimin e projektit në zonat e tij të përcaktuara; 3) Është stimuluar koordinimi më i mirë dhe bashkëpunimi në mes të OSHC-ve lokale për të forcuar argumentet e tyre gjatë konsultimi publik; 4) Janë përmirësuar praktikat e komunikimit mes institucioneve lokale dhe shoqërisë civile të cilat sigurojnë koordinim të duhur të procesit të konsultimit publik të VNM / VSM.

Milieukontakt Shqipëri - Emri i projektit: OSHC-të praktikojnë VNM në të gjitha fazat

Rezultatet kryesore të projektit: 1) Forcimi dhe institucionalizimi i bashkëpunimit në mes OSHCM-ve dhe AKM për një proces efektiv të VNM në projektet e ndjeshme të përzgjedhur për mjedisin; 2) Ngritja e kapaciteteve të OSHCM-ve mbi legjislacionin horizontal, VNM e thelluar dhe përgatitjen e raporteve të shëndosha teknike; 3) Zbatimi i përforcuar i mekanizmit të pjesëmarrjes së publikut në procesin e VNM; 4) Rekomandime ligjore dhe politike për përmirësimin e procesit të VNM; 5) Forcimi i rrjetit rajonal për lobim dhe avokim të VNM.

BOSNJA DHE HERCEGOVINA

Qendra për Mjedisin - Emri i projektit: Përfshirja e OSHC-ve dhe rëndësia në konsultimet e VSM dhe VNM

Rezultatet kryesore tw projektit: 1) Ndërtimi i kapaciteteve të të paktën 10 OShC-ve për të ndjekur dhe komentuar mbi VSM dhe VNM; 2) të zhvillojë mjetet e pjesëmarrjes publike për OSHC-të në një VSM dhe VNM; 3) të kryejë fushatë publike për të përmirësuar procedurat e VSM dhe VNM në nivel entiteti / lokal; dhe 4) rritjen e ndërgjegjësimit nëpërmjet medias të publikut dhe qeverisë për rëndësinë e pjesëmarrjes së publikut në vendimet që ndikojnë në mjedis.

LIR Evolution, Partneriteti për jetë të shëndoshë dhe LAG Savus - Emri i projektit: Fuqizimi i kapaciteteve të OSHC-ve për advokim dhe lobim të direktivave të VNM dhe VSM

Rezultatet kryesore të projektit: 1) të rrisë përfshirjen aktive të OSHC-ve dhe të mediave me autoritetet qeveritare gjatë konsultimeve publike për VNM dhe VSM; 2) advokim për zbatimin e legjislacionit ekzistues, si dhe për miratimin e legjislacionit të ri në përputhje me acquis të BE-së; 3) të rritë ndërgjegjësimin e publikut dhe për të krijuar dialog aktiv me grupet e interesit në lidhje me proceset e VNM dhe VSM; 4) krahasimi në mes të kuadrit rregullator të BiH me acquis mjedisor në zhvillimin rural, energjisë së rinovueshme, si dhe menaxhimin e mbeturinave.

MALI I ZI

North Land, Shoqata e Ekologëve të Rinj të Nikshiqit dhe Qendra për Mbrojtjen dhe kërkimin e Zogjve të Malit të ZiEmri i projektit: Rrjeti Mjedisor drejt zhvillimit të qëndrueshëm

 Rezultatet kryesore të projektit: 1) Ndërtimi i kapaciteteve të OJQ-ve mjedisore për të advokuar për politika miqësore me mjedisin, dhe 2) Përmirësimi i kuadrit rregullator për VNM / VSM. Pritet që organizatat e vogla do të fitojnë aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë në mënyrë efektive në konsultimet publike të VNM / VSM dhe për të rritur vëmendjen e mediave për çështjet e lidhura me to.

SËRBIA

Shkolla e Hapur BeogradEmri i projektit: Fuqia e Komunitetit - Përmirësimi i kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile në Mbrojtjen e Mjedisit dhe burimeve natyrore

Ky projekt trajton problemin e cilësisë së ulët të vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe kapaciteteve të pamjaftueshme të palëve të interesuara për të marrë pjesë në vendimmarrjen mjedisore. Ajo ndjek axhendën serbe të integrimit në Bashkimin Evropian, si një instrument kryesor i ndryshimit dhe transformimit demokratik dhe mbështet miratimin e standardeve të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe të burimeve natyrore.

Qendra për Ekologji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm - Emri i projektit: Drejt zhvillimit më të qëndrueshëm duke qenë aktiv në proceset e VNM dhe VSM në Serbi

Në Serbi, organizatat e shoqërisë civile, komunitetet lokale, dhe komuniteti shkencor theksojnë rëndësinë e përmirësimit të procedurave të VNM. Në këtë moment VNM-të janë përdorur vetëm si një justifikim për projektet që rezultojnë me degradimin e mjedisit dhe transferimin e burimeve natyrore për investitorët privatë. Për të adresuar këtë çështje, projekti do të ndërmarrë masa për rritjen e ndërgjegjësimit për të nxitur pjesëmarrjen e publikut (p.sh. broshurat që përshkruan të drejtat e publikut), dhe të organizojnë debate publike të lehtësuara në mënyrë profesionale në rastin e projekteve të diskutueshme.

TURQIA

CMO - Dhoma e Inxhinierëve të Mjedisit - Emri i projektit: "VNM dhe Pjesemarrja"

Rezultatet kryesore të projektit: 1) pjesëmarrja në të paktën dy takime konsultative publike nga sektorë të ndryshëm dhe transformimi i takimeve që të bëhen më efikase dhe efektive; 2) organizimi e një workshopi për përgatitjen e draft legjislacionit të ri për VNM dhe advokim që ky draft legjislacion të pranohet; 3) përgatitja dhe publikimi i një udhëzuesi për takimet konsultative publike; 4) pjesëmarrja në një takim konsultimi publik në një vend anëtar të BE-së, ku proceset e VNM janë zbatuar siç duhet.

DOÇEV- Fondacioni Natyra dhe Mjedisi - Emri i projektit: "Shoqëria civile aktive për Zhvillim të Qëndrueshëm"

Rezultatet Kryesore të projektit: 1) pjesëmarrja në të paktën dy takime konsultative publike dhe përgatitja e tri raporteve që plotësohen me të dhënat e marra nga takimet ballë për ballë, anketimet publike dhe hulumtimet në terren; 2) organizimi i një konference në Universitetin e Pamukkale me të paktën 50 studentë dhe lektorë; dhe 3) organizimi i një workshopi në Denizli dhe ndarja e përvojave me të paktën pesë OSHC nga rajoni.

Shoqata për Mbrojtjen e elementeve natyrore dhe kulturore të maleve Ida - Emri i projektit: "Ngritja e Kapaciteteve Advokuese të Organizatave në malet Ida"

Rezultatet Kryesore të projektit: 1) identifikimi i nevojave të OSHC-ve lokale, duke iu siguruar atyre informacion mbi proceset e VNM dhe VSM, metodat kombëtare dhe ndërkombëtare të procesit gjyqësor; 2) krijimi i një platforme për komunikim dhe koordinim midis palëve të interesuara; dhe 3) përgatitja e raportit të advokimit, organizimi i një workshopi, krijimi i rrjetit, dhe përgatitja e një udhëzuesi mbi proceset e VNM dhe VSM.

KARBİLDER: Shoqata Karşıyaka Përgjegjësia Sociale dhe ShkencaEmri i projektit: "Ndarja Përvojës për VNM"

Rezultatet Kryesore të projektit: 1) rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe të OSHC-ve në Anadollin Veriperëndimor; 2) inkurajimi i pjesëmarrjes në takimet konsultative publike; 3) lobimi për zbatimin e mekanizmave të VSM-së rajonet problematike industriale; 4) krijimi i rrjetit me organizata të tjera për të rritur fuqinë e shoqërisë civile në tryeza të rrumbullakëta dhe takime konsultative publike.

TEMA: Fondacioni turk për luftën kundër erozionit të tokës, për ripyllëzim dhe Mbrojtjen e Habitateve NatyroreEmri i projektit: "Një qasje gjithëpërfshirëse për përmirësimin e procesit të VNM

Rezultatet Kryesore të projektit: 1) ngritja e kapaciteteve të organizatave lokale që të marrin pjesë në proceset e VNM dhe VSM; 2) ndikimi në vendimmarrjen në lidhje me shëndetin mjedisor dhe publik; 3) organizimi i një seminari për fushatë dhe raste studimore lokale; 4) përgatitjen e një udhërrëfyesi për ndjekjen e proceseve të VNM dhe VSM; 5) advokim kundër tre projekteve të zgjedhura, duke organizuar tre seminare vendore; 6) proceset gjyqësore kundër dy vendimeve problematike të VNM; 7) shkëmbim rekomandimesh me Ministritë e Mjedisit dhe Shëndetit në lidhje me legjislacionin dhe procedurat; kryesisht për çështjet e lidhura me shëndetin.