Vizioni ynë

Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm (CO-SEED) ndjek qëllimet afat gjata si vijon:

  • Rritja e ndërgjegjësimit përfshin mbështetje të komunikimit të të gjitha aktiviteteve, si edhe punë të përkushtuar me media të përzgjedhura. Këto aktivitete do të rrisin të kuptuarit e publikut të gjerë në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si anëtarë të shoqërive demokratike, rritje të ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit e tyre për qeverisjen me pjesëmarrje, dhe të ofrojë për ta shembuj të vendimmarrjes me pjesëmarrje për ti përdorur si modele në të ardhmen, dhe të gjitha këto së bashku të prodhojnë një ndryshim të qëndrueshëm në shoqëri.

  • Pjesëmarrja aktive është aplikimi praktik i njohurive të fituara mbi VNM dhe VSM-të specifike nga OSHC përfituese në ndërtimin e kapaciteteve. Ajo do tu japë atyre mundësinë për të kontribuar (i) në mënyrë specifike për konsultime publike të vazhdueshme VNM/VSM nëpërmjet komenteve, dhe (ii) për procesin e përgjithshëm të vendimmarrjes duke zhvilluar mjete për vlerësimin objektiv dhe transparent të dokumenteve të vlerësimit. Përfundimi me sukses i këtyre aktiviteteve do të tregojë se OSHC-të mund të jenë partnerë konstruktivë në vendimmarrje VNM/VSM.

  • Të gjithë anëtarët e shoqërisë duhet të përfshihen në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë të barabartë në procesin e vendimmarrjes së VNM dhe VSM, nëse do të arrihet përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore. Dobësia në zbatim të qeverisjes me pjesëmarrje në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi buron nga (i) të metat në kuadrin rregullator dhe mungesa e (ii) kapaciteve dhe njohurive (iii) përvojës dhe (iv) interesit nga ana e publikut që të kontribuojë në vendimmarrje në mënyrë konstruktive. Zgjidhja e kësaj nuk mund të bëhet nga ndreqja e vetëm një problemi; por ajo kërkon një qasje të përbashkët që kanë të bëjnë me të katër çështjet në të njëjtën kohë. Për këtë arsye, ky projekt bazohet në katër shtylla të cilat së bashku do të japin objektivin specifik: (i) ngritjen e kapaciteteve, (ii) përmirësimin legjislativ, (iii) pjesëmarrje aktive dhe (iv) rritje të ndërgjegjësimit. Projekti është ankoruar tek OSHC-të – si përfituese dhe partnere të projektit- si "agjente të ndryshimit", të cilët do të zbatojnë aktivitetet dhe iniciojnë politika dhe ndryshime ndërgjegjësuese, por kjo varet edhe nga pjesëmarrja aktive e medias, si katalizator për rritjen e ndërgjegjësimit.