Projekti

Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm (CO-SEED)

WWF së bashku me partnerë nga 5 vende, kanë iniciuar një projekt të titulluar “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” (CO-SEED), në vendet e mëposhtme: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, me WWF Adria nga Kroacia që vepron si organ këshillues në projekt.

Projekti CO-SEED ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të nxisë më shumë pjesëmarrje dhe transparencë në proceset e vendimmarrjes, të cilat përfshijnë një grup të gjerë të organizatave të shoqërisë civile dhe për të rritur vëmendjen e medias në këtë temë, me përfitime për shoqërinë në përgjithësi.

Objektivi specifik – deri në fund të Veprimit shoqatat e shoqërisë civile në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi janë angazhuar si aktorë të barabartë me autoritetet Publike dhe kompanitë Profesionale në proceset kombëtare të rishikimit të legjislacionit dhe vendimmarrjes në Vlerësimet Strategjike Mjedisore (VSM) dhe Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis (VNM) përmes rritjes së ndërveprimit të medias.

Arritja e këtij objektivi do të realizohet me zbatimin me sukses të katër rezultateve të pritshme që synojnë:

  1. Ngritjen e kapaciteteve
  2. Përmirësimin e Legjislacionit
  3. Pjesëmarrje aktive
  4. Rritje e ndërgjegjësimit

Vendet e projektit:

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia

Kohëzgjatja e projektit:

Shkurt 2016 - Shkurt 2019

Koordinatori i projektit:

WWF-Turqi

Këshilltar i projektit:

WWF Adria

Partnerët e projektit (Përfituesit – OSHC-të partnere):

INCA - Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Shqipëri

Dinarica, Bosnia and Herzegovina

Green Home, Mali i Zi

BPSSS - Mbrojtja e Zogjve dhe Studimi i Shoqërisë i Serbisë, Serbi