Problemi

NJE PROBLEM, MIJERA TE PREKUR

Rënia e burimeve natyrore, humbja e biodiversitetit dhe ndryshimet klimatike kërcënojnë seriozisht kushtet mjedisore të nevojshme për ekzistencën e njeriut dhe themelet e prosperitetit tonë ekonomik. Të gjitha këto probleme rrjedhin nga përdorimi i tepruar i burimeve natyrore, i cili mund të rregullohet nëse ndjekim parimet e zhvillimit të qëndrueshëm kur planifikojmë përdorimin e pasurive natyrore. Zhvillimi i qëndrueshëm, përveç menaxhimit të mirë të burimeve natyrore, do të rriste përfshirjen dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe demokratizimin e shoqërisë.

Kjo është praktika më e mirë ndërkombëtare, si dhe një praktikë afat-gjatë ligjore e BE-së për të vlerësuar qëndrueshmërinë në fazën e planifikimit të çdo ndërmarrjeje të propozuar që mund të ndikojë në burimet natyrore, dhe kjo është arritur përmes Vlerësimeve mbi Ndikimin në Mjedis (VNM) të projekteve, si dhe vlerësimeve strategjike mjedisore (VSM) për planet dhe programet. Për të siguruar vlerësime të plota, objektive, transparente dhe gjithë përfshirëse, proceset e tyre vendimmarrëse sigurojnë që në konsultimet publike, gjatë së cilave të gjitha palët e interesuara dhe të prekura, mund të deklarojnë opinionin e tyre mbi projektin, planin ose programin. Edhe pse VNM dhe VSM janë të orientuara drejt mjedisit, ato trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh, të tilla si zhvillimi rural dhe social, shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve, qeverisja me pjesëmarrje, drejtësia në cështjet e mjedisit, etj. Prandaj, pjesëmarrja e shoqërisë civile në këto procese vendimmarrëse është kritike për forcimin e demokracive pjesëmarrëse, duke rritur pronësinë mbi vendimet që ndikojnë në të ardhmen e një shoqërie dhe ndihmuar në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Vendet e synuara në këtë projekt - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia – kanë nënshkruar konventat përkatëse ndërkombëtare (Konventa Aarhus, Konventa Espoo, Protokolli i Kievit) dhe kanë transpozuar, edhe si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, edhe si nënshkruese të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, direktivat mbi përcaktimin e procedurave për vlerësimin e ndikimeve (p.sh. Direktiva VNM, Direktiva VSM, Direktiva mbi Habitatet) dhe kërkesat për vlerësimin e ndikimit (dmth Direktiva e Habitateve, Direktiva Kuadër e Ujërave). Megjithatë, zbatimi i këtyre kërkesave nga institucionet përkatëse publike është në formën e jashtme më të mirë, duke rezultuar në vlerësimin me cilësi të dobët e me ndikime të rëndësishme mbi burimet natyrore, procese jo-transparente vendimmarrëse, të cilave zakonisht u mungon pjesëmarrja e shoqërisë civile, si dhe mungesa e pronësisë së këtyre projekteve nga komunitetet më të gjera publike e në veçanti ato lokale.

Ky projekt do të bazohet mbi analizën e cilësisë së përmbajtjes dhe procedurave administrative të VNM dhe VSM në sektorin e hidrocentraleve në Evropën Juglindore, e cilat janë kryer nga ËËF në koalicion me OJQ-të e mbledhura në kuadër të projektit “Politika Energjetike të Qëndrueshme” të financuar nga BE për Evropën Juglindore (SEE SEP) në vitin 2015. Edhe pse kjo analizë përfshin vetëm projekte hidroenergjetike, të metat e identifikuara janë sistematike dhe të çojnë në vlerësime të dobëta të cilësisë në nivel strategjik dhe nivel projekti. Analiza konstaton se legjislacioni parësor, që transpozon direktivat themelore të BE-së, nuk është ndjekur me mjaft rigorozitet në aspektin e rregullave, rregulloreve dhe udhëzimeve, dhe nëse rregulloret janë në fuqi, ekziston një mungesë e gjerë e zbatimit të procedurave standarde nga ana e autoriteteve kompetente. Në shumicën e vendeve dështimet më serioze kanë të bëjnë me kërkesat për konsultimin publik dhe vendimmarrjen transparente, duke pasqyruar mungesa të vullnetit nga ana e autoriteteve për t'u angazhuar plotësisht me komunitetet lokale dhe OJQ-të përmes proceseve të përcaktuara të pjesëmarrjes së publikut. Duke zgjeruar dhe rishikuar rezultatet e analizës së mësipërme që kanë të bëjnë me Shqipërinë, Bosnje - Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë, si dhe kryerjen e të njëjtit vlerësim për Turqinë, do të formulohen rekomandime specifike të politikave që synojnë përmirësimin e kuadrit rregullator.